Parashikimi i motit 5 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe breshër, ja zonat

by editor

Vendi ynë, pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave.

Advertisements

Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Advertisements

Era parashikohet të jetë nga jugperëndim-jug me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 15m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Advertisements

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 33°C

në zonat e ulëta 16 deri 34°C

në zonat bregdetare 19 deri 34°C

You may also like