Temperatura rekord për muajin shtator në Suedi – 31.1 gradë Celsius – është regjistruar në qytetin Helsingborg, që ndodhet në jug të mbretërisë.
Advertisements
Sipas SVT TV, kjo ishte dita më e ngrohtë e shtatorit në të gjithë historinë e Suedisë. Rekordi i mëparshëm u vendos në provincën jugore të Skåne më 1 shtator 1975, kur termometri arriti në 29.1 gradë.
Advertisements