Dy persona janë përfshirë në një sherr të dhunshëm ditën e sotme në Shkodër, duke bërë që njëri prej tyre të përfundojë në spital.
Advertisements
Mësohet se shkak për konliktin është bërë konkurrenca para stacionit të furgonave për transport pasagjerësh.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në lagjen “Vojo Kushi”, ku 63-vjeçari me iniciale C. S., është konfliktuar fizikisht me 52-vjeçarin me iniciale D. Gj..Si pasojë 52-vjeçari është dëmtuar fizikisht dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërsa 63-vjeçari u vendos në prangat e policisë. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë e municion luftarak, të cilat i mbante pa leje. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Advertisements
‘Rreth orës 11:15, në lagjen “Vojo Kushi”, shtetasi C. S., 63 vjeç, dyshohet se për motive konkurrence, para stacionit të furgonave për transport pasagjerësh është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. Gj., 52 vjeç.
Si pasojë 52-vjeçari është dëmtuar fizikisht dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendin ku po ndodhte konflikti duke ndërhyrë dhe parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së shtetasit C. S, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat 63 vjeçari i mbante pa leje.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit C. S.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”’, njofton policia vendore.