Vrau të atin, zbardhen të tjera detaje nga ngjarja që tronditi Durrësin, sherri nisi për paratë, hetuesit dyshojnë..

by editor

Vrau të atin, zbardhen të tjera detaje nga ngjarja që tronditi Durrësin, sherri nisi për paratë, hetuesit dyshime se…
Një kasafortë me 75 mijë euro, kursimet e punës disa vjeçare, është kthyer në mollën e sherrit mes babë e bir, Enver dhe Esmerald Balla në Shënvlash të Durrësit. Sherri për paratë degradoi deri në vrasjen e 62-vjeçarit nga dora e të birit, i cili më pas inskenoi edhe “zhdukjen” e tij. Hetimet që po vijojnë ende kanë çuar në pranga edhe shokun e Esmerald Ballës, i cili e ndihmoi të hedhë trupin e viktimës në pus dhe nuk kallëzoi ngjarjen. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Edison Brahaj, ndaj të cilit rëndon akuzat “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, ndërsa në banesë i është gjetur edhe një shumë prej 145 000 lekësh.

Dinamika e ngjarjes dhe dëshmia

Advertisements

Gjithçka ka nisur më datë 13 gusht 2024 për 75 mijë eurot familja kishte kursyer ndër vite nga puna kryesisht në blegtori dhe prej vitesh shisnin edhe qumësht në lagjet e Durrësit. Djali Esmerald Balla po ndërtonte një shtëpi të re pranë asaj që banonte bashkë me të atin, gruan dhe dy fëmijët e tij. Dy vëllezërit i kishte në Itali, ndërsa motrën e martuar. 30-vjeçari në dëshminë e tij ka pretenduar se kishte shkuar në banesë për të marrë para që të paguante firmën e ndërtimit që po bënte punimet për shtëpinë e re. Por, djali ka deklaruar se ka konstatuar se paratë mungonin në kasafortë dhe ka nisur debati me të atin për paratë. “Kur hapa kasafortën për të marrë lekët pashë që ato nuk gjendeshin aty. Kasafortën e hapnim unë edhe babai. I them babait: ‘ku janë paratë’!? ‘Se di’,- më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta”, ka deklaruar djali para hetuesve.

Sherri për paratë ka vijuar sërish, ndërsa të dy po shkonin në stallën në pronësi të tyre. Djali ka pretenduar se i ati ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka drejtuar për ta vrarë. Ai pretendon se i ka kapur armën për t’ia larguar nga duart, por arma është shkrehur dy herë duke lënë të vdekur 62-vjeçarin. Në këtë pikë hetuesit po dyshojnë për dëshminë, nëse ka qenë një vrasje aksidentale apo ai ka qëlluar qëllimisht ndaj të atit për ta vrarë. “Në një moment babai nxori pistoletën dhe u bë gati ta mbushte. Unë ju hodha dhe ja kapa duke i ndryshuar drejtimin tytës . Në këtë moment arma bëri 2 shkrepje në trupin e babait duke i shkaktuar atij vdekjen”, ka dëshmuar Esmerald Balla. Më pas djali ka hedhur trupin e viktimës në një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë. Armën e krimit e ka lënë në ferra, e cila është gjetur nga policia. Pas vrasjes, djali thotë se ka shkuar në spitalin e Durrësit, pasi e kishte kapur ankthi dhe ka marrë mjekim. Babë e bir ishin frekuentues të eskortave.

Advertisements

Skenari: Babai u largua me një grua

I riu ka nisur të trillojë një histori dhe të gënjejë familjarët sikur i ati është larguar me një grua. Dy ditë pas hodhi në pus trupin e të atit, ai ka denoncuar në polici se i ati ka marrë paratë dhe është zhdukur me një grua.Të njëjtën gjë i kishte thënë edhe familjes, por madje skenarin e kishte çuar edhe më tej duke hapur një llogari false në Instagram me profilin e një gruaje. Ai i kishte dërguar mesazh vetes nga kjo llogari ku i thuhej që familjarët të mos e kërkonin Enver Ballën, pasi ai ishte larguar me pushime. Mesazhin ia ka dërguar dhe të vëllait në Itali.

Advertisements

Dyshimet e hetuesve zbulojnë vrasjen

Kasaforta e prerë me gur fresibël në pjesën e pasme të saj dhe që ishte në dhomën e Esmerald Ballës, ishin indiciet e para të hetuesve se “zhdukja” e babait të tij Enver Balla nuk ishte rastësore. Dyshimet janë se djali ka prerë kasafortën dhe që prej momenteve të para që bëri denoncim në polici, hetuesit i morën me rezerva deklarimet e tij. Gjithsesi qëndruan të ftohtë dhe e mbajtën në vëzhgim pa e trazuar apo akuzuar. Në deklarimet e para për kasafortën, hetuesit gjetën detaje kontradiktore në lidhje me çelësin, që herë thoshte e mbante babai e herë ai vetë. Pasi kishte sajuar historinë se i ati kishte ikur me një grua, e cila i kishte shkruar në Instagram, policia vendosi t’i sekuestrojë celularin, tek i cili u ndërhy me ekspertë të IT, pasi i kishte fshirë dhe u zbuluan prova interesante që zbërthyen ngjarjen. Në celular u gjet edhe një screenshot bisede, një grua që i shkruante se kishte ikur me babanë e tij. Por nga hetimi u zbulua se ishte një profil fals dhe që 30-vjeçari e kishte hapur vetë, madje është gjetur llogaria edhe në celularin e tij.

You may also like