Në emisionin “Të Paekspozuarit”, u trajtua skandali i mbetjeve të cilat janë transportuar nga Shqipëria drejt Tajlandës, në dhjetra konteinerëve me lëndë të dyshuara toksike, ku është përfshirë kompania turke “Kurum”, e cila operon në Shqipëri që prej vitit 1998.
Advertisements
Gazetarja Ola Xama u shpreh se edhe nëse këto mbetje vërtetohet se janë mbetje të Shqipërisë ato do të kthehen në vendin tonë.
Advertisements
“Janë vënë në lëvizje autoritetet ndërkombëtare dhe rrjeti i Bazelit, pasi kanë marrë një sinjalizim. Edhe vetë OLAF që ka ardhur të hetojë, nuk do të thotë që është e pabazë. Por, patjetër duhet parë rezultati i testimeve, nga ngarkesa që do të vijë.
Edhe pas shpërthimit të skandalit, që autoritetet nuk duhet të flasin vetëm kur ka skandal, por duhet të jenë sa më shumë transparente, të publikohen raportet e ndikimit në mjedis, sa mbetje depozitojnë, etj.
Advertisements
Ligji thotë se gjithçka duhet me autorizim të posaçëm nga Ministri i Mjedisit kur i ka pranuar vendi pritës. Në dolëm zbuluar me ngarkesën që ka mbetur e bllokuar në Kinë. Dolën doganat dhe thanë nuk janë mbetjet tona, por të Kosovës. Ligji thotë ndalohet kalimi tranzit ndërkufitar i mbetjeve të rrezikshme.
Pra edhe për ato në Kinë, kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare.
Autoriteti portual i Durrësit është përgjegjës. Ne shpresojmë që rreziku të jetë zero, por te mbetjet e rrezikshme vëmendja duhet të jetë e shtuar.
Nëse vërtetohet se mbetjet janë të Shqipërisë, detyrimin ligjor e kemi për t’i marrë ne. Nëse janë mbetje tranzit atëherë duhet të kthehen te vendet e origjinës. Mund të jetë, se dyshohet se ne mund të kemi qenë pjesë e një trafiku ndërkombëtar”-tha Xama.