Të huajt mund të qëndrojnë më gjatë/ Po përgatitet ligji i ri që lehtëson qëndrimin në Shqipëri të shtetasve të BE

by editor

Për të ndikuar më tej në hapjen e rrugëve të migracionit të rregullt për punësim dhe menaxhimit të hyrjeve të të huajve në kontekstin e turizmit në rritje, por edhe për përmbushjen e një prej detyrimeve të procesit të integrimit europian, Ministria e brendshme ka hedhur për konsultim publik projektligjin për të huajt.

Advertisements

Ndër shtesat dhe ndryshimet e propozuara bie në sy fakti se Shqipëria do tu japë të drejtë shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian që të qëndrojnë në territorin shqiptar pa leje qëndrimi apo leje unike, për më shumë se tre muaj. Për të përfituar qëndrimin pa leje, një shtetas i Bashkimit Europian duhet të plotësojë një nga këto kritere, të jetë punëmarrës ose i vetëpunësuar, të ketë burime të mjaftueshme financiare për veten dhe anëtarët e familjes, të kenë policë të sigurimit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, apo të ndjekin në Shqipëri një kurs studimi.

Advertisements

“Kur anëtarët e familjes së një shtetasi të Bashkimit Evropian, nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian, pajisen me “Kartëqëndrimi i një anëtari të familjes së një shtetasi të BE-së”- thuhet në projektligj.

Shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian, për periudha qëndrimi më të gjata se tre muaj, kanë detyrimin të regjistrohen pranë zyrës së gjendjes civile, në territorin e së cilës kanë vendqëndrimin, jo më vonë se tre muaj nga data e mbërritjes. Sipas projektligjit, zyra e gjendjes civile i pajis ata me një certifikatë regjistrimi.

Advertisements

Shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian, që kanë banuar ligjërisht për një periudhë të vazhdueshme prej pesë vjetësh në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtën e qëndrimit të përhershëm.

You may also like