As mos provoni t’i zbuloni sekretet, këto janë tri shenjat më enigmatike të zodiakut

by editor

Disa shenja të zodiakut dallohen për natyrën e qetë, misterioze dhe të rezervuar. Nuk do t’i shihni kurrë duke nxjerrë nga goja çfarë mendojnë në moment dhe as nuk do t’u rrëfejnë miqve sekretet e tyre.

Advertisements

Qëllimi i tyre kryesor në jetë është të ndihen rehat, të sigurta dhe që të mos bien në sy sa u përket marrëdhënieve dashurore apo shoqërore, por edhe në rrjetet sociale. U duhet kohë që të hapen dhe zgjedhin me kujdes detajet që ndajnë. Madje ndonjëherë, mund t’u duhen vite që t’u rrëfehen edhe personave më pranë tyre apo partnerit.

Advertisements

Sipas astrologjisë, shenjat më sekrete të zodiakut ndikohen nga planeti që i udhëheq sa u përket mendimeve dhe ndjenjave të tyre. Më poshtë do të mësoni cilat janë këto tri shenja.

Akrepi

Advertisements

Akrepi njihet për natyrën enigmatike. Kësaj shenje i rri shumë mirë metafora e qepës pasi ka aq shumë shtresa sa pyet vazhdimisht veten se sa duhet të tregojë. Rreth saj vërtitet një aureolë misteri që i ndjek ngado, së cilës i bashkohet edhe reputacioni i Akrepit si shenjë e vështirë për t’u zbuluar. Duke qenë se udhëhiqet nga Plutoni, planeti i shndërrimit, Akrepi kërkon privatësi dhe mbrojtje. Është thellësisht introspektiv dhe parapëlqen që t’i fshehë emocionet.

Një Akrep pendohet kur flet shumë ndaj shpesh shkon drejt ekstremit tjetër dhe nuk thotë asgjë. Një Akrep trembet se fjalët e tij mund të keqkuptohen dhe të përdoren kundër në të ardhmen. Nevoja për privatësi është kaq e fortë sa përgjithësisht një Akrep nuk është aktiv në rrjete sociale, grupe të mëdha shoqërore e madje, ka sekrete që as shoku më i ngushtë nuk ia di. Me kalimin e kohës, mund të thotë diçka por do të mbajë disa hollësi për vete që të kapet pas idesë se e ka gjithçka nën kontroll.

Bricjapi

Si shenjë toke shumë pragmatike dhe e disiplinuar, një Bricjap nuk bën thashetheme dhe të flasë për veten. Saturni, planeti i strukturës që i udhëheq dikton edhe natyrën e tij për të menduar para se të flasë. Në vend që të thotë çfarë i vjen ndërmend, Bricjapi vendos në peshore anët pro dhe kundër dhe zakonisht vendos që disa gjëra t’i lërë të pathëna.

Shumë Bricjapë e shohin brishtësinë si kaotike dhe stresuese ndaj u pëlqen privatësia edhe kur bëhet fjalë për mikun e ngushtë apo partnerin. Mund të rrini me një Bricjap për vite të tëra dhe mund të ndiheni sikur kurrë nuk e keni njohur vërtet. Kjo nuk ka të bëjë me frikën që të njihet nga të tjerët, por ka kufij të fortë për personat që lejon t’i afrohen.

Peshqit

Peshqit kanë shumë ëndrra dhe ide në kokë, por rrallë i ndajnë me të tjerët. Zakonisht u pëlqen t’i ruajnë në një ditar ku mund të shprehë saktësisht çfarë ndien, pa presionin e komenteve dhe paragjykimeve. Si shenjë e drejtuar nga Neptuni që është planeti i frymëzimit, forca e emocioneve të tyre mund të jetë shumë e madhe për t’u thënë me zë të lartë dhe e dinë që ndonjëherë të tjerët mund të tremben. Natyra e ndjeshme që kanë i bën vigjilentë ndaj shprehjes së mendimeve.

Dikush që ka disa planetë në shenjën e Peshqve, është shumë empatik por nuk do t’i tregojë të tjerëve historitë e tij. Kjo shenjë jeton në flluskën e saj. Herë pas here, mund ta shprehë veten përmes artit por kurrë në mënyrë publike ose do ta fshehë identitetin. Njësoj si dy shenjat e tjera, Peshqit duan të ruajnë kufijtë, rehatinë dhe sigurinë e tyre.

You may also like