E la jashtë listës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, nuk përmbahet babai i mesfushorit shqiptar: Komplimente nënës së trajnerit

by editor

Lista e grumbullimeve të ekipeve përfaqësuese sjell gjithnjë polemika, reagime, kundërshti, janë pjesë e futbollit dhe çdokush jep mendimin e tij.

Advertisements

Ka, megjithatë, raste kur vetë të afërmit e futbollistëve protagonist reagojnë në mënyra të ndryshme duke u vënë në qendër e vëmendjes.

Advertisements

I rradhës ishte babai i Bersant Celinës, i cili me një reagim në Facebook ka ofenduar tërthorazi trajnerin e Kosovës, Franko Foda për lënien jashtë të të birit të tij.

“Komplimentet më të sinqerta nënës së trajnerit Franko Foda”, shkruan ai në postimin e tij, teksa Kosova u mund nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’ me rezultatin e pastër 0-3.

Advertisements

You may also like