Një incident i papritur dhe i papranueshëm ka ndodhur në qytetin italian Temi, ku Stefano Bandecchi, kryebashkiaku i këtij qyteti, është përfshirë në një skandal pas një veprimi të çuditshëm dhe të papranueshëm.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur kur një qytetar është afruar për të shprehur kritikat e tij ndaj kryebashkiakut.
Advertisements
Në vend që të pranojë komentet dhe të përballojë kritikat siç është e zakonshme për një zyrtar publik, Bandecchi ka reaguar në një mënyrë të papritur dhe ofenduese. Pasi qytetari i tha se kishte kritika për të, kryebashkiaku ka marrë një gllënjkë ujë dhe e ka pështyrë atë dy herë në fytyrë.
Pavarësisht këtij veprimi të shëmtuar dhe të papërshtatshëm, qytetari nuk ka reaguar dhe e ka lënë kryebashkiakun të vazhdojë me sjelljen e tij të papranueshme.
Advertisements
Ky incident ka ngjallur reagime të ndryshme në media dhe në mesin e qytetarëve, duke e dënuar veprimin e kryebashkiakut si një shkelje të rëndë të etikës dhe të sjelljes publike.