Meterologia e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Anira Gjoni ka treguar se si do të vijojë moti gjatë kësaj jave.
Advertisements
Në një lidhje me Skype, ajo tha se do të vijojnë reshjet e shiut, të cilat do të ndërpriten ditën e mërkurë dhe do të fillojnë sërish në vazhdim. Sipas meterologes, reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës. Ajo ka theksuar se shtatori do të shoqërohet nga mot i paqendrueshëm dhe reshjet janë karakteristikë e tij.
Advertisements
“Kjo javë do të vazhdojë me reshje shiu. Ato do të ndërpriten të mërkurën dhe do të nisin sërish ditën e premte, të shtunë dhe të diel.
Temperatura nuk do të kenë rënie drastike, por do të jenë më të freskëta. Ashtu si gjatë natës që moti u shoqërua me reshje, ashtu do të vazhdojë intensiteti dhe të premten. Ndërsa, të enjten reshjen do të jenë më pak të dobëta. Reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës. Shtatori njihet për reshjet dhe kjo është karakteristikë e tij. Ndërsa, sa i përket temperaturave të ajrit jemi në vlerat mesatare”, tha ndër të tjera Gjoni.
Advertisements