“Ti do ta zhdukësh”/ Vrasja e 8-vjeçares, dëshmia shokuese e personit që hodhi në përrua: Xhaxhai i saj më ofroi..

by editor

Është zbardhur dëshmia e plotë e personit të arrestuar, i cili dyshohet se ndihmoi Salim Güran, për të zhdukur trupin e pajetë të 8-vjeçares, Narin Güran. Nevzat B., ka pranuar se ka marrë 200 mijë lira nga xhaxhai i saj, i cili është njëkohësisht edhe kryeplaku i fshatit, për të fshehur trupin e Narin, kufoma e së cilës u gjet pas 19 ditësh. Trupi i vogëlushes ishte futur në një thes dhe ishte hedhur një përrua, ku sipër kufomës ishte vendosur një gur, si edhe degë pemësh që të mos dilte në sipërfaqen e ujit.

Advertisements

Policia truke ka arrestuar 24 të dyshuar, përfshirë prindërit e saj, dy vëllezërit më të mëdhenj, katër xhaxhallarët e Narin Güran-it dhe si edhe bashkëshorten Salim Güran, pasi dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje. Prokurorët po kryejnë hetime në përroin İleritutmaz dhe distriktin Tavşantepe, ku Narin Güran u gjet i vdekur.

Advertisements

Dëshmia e plotë:

Jetonim shumë afër shtëpisë së kryeplakut. Pashë kryeplakun (xhaxhin e Narinës) që po vinte me automjet. Uji ndërpritej shpesh, mendova se do të thoshte diçka për këtë. Ai doli nga makina dhe erdhi tek unë. Pastaj shkuam në mjetin e tij dhe më tregoi diçka në batanijen në sediljen e përparme dhe tha: “Ti do ta zhdukësh këtë”. Pashë që ishte një person brenda dhe u habita. Duke më drejtuar mua, Salim Gülhan (Muhtar) më tha: “Mendo për familjen tënde, unë do të të jap më shumë se 200 mijë lira”. Nuk kishte njeri aty pranë në atë moment. Pastaj më pyeti: “A keni një çantë në automjetin tënd?”. Në bagazhin e mjetit nxora një thes, ngjyrën e të cilit nuk e mbaj mend dhe ia dhashë Salim.

Advertisements

E morëm fëmijën të mbështjellë me një batanije dhe e futëm së bashku në thes. Fëmija kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza. Ai kishte edhe skuqje në trup. Më pas, e vendosa në sediljen e pasme të makinës, ku ndodhet tapeti i këmbës, pa e lidhur në grykën e thesit. Ai tha: “Çoje drejt përroit” dhe ma tregoi me dorën e tij. Shkova direkt nga varrezat dhe drejt zonës së vilave. Ndërsa isha në rrugë, ndjeva keqardhje. Megjithatë, mendova se duhet të heq qafe, zbrita rrugën pranë përroit, kërkova një vend të përshtatshëm dhe ndalova makinën time pranë përroit.

Mora thesin nga automjeti dhe e mbajta në dorë. I gjithë trupi i fëmijës u fut në thes. Nuk mbaj mend nëse i është prerë këmba e fëmijës apo jo. Kishte një zonë me pak ujë. E lashë thesin në këtë zonë. Duke menduar se thesin do ta gjente dikush, i vura një gur. Madhësia e gurit ishte afërsisht 15-20 kilogramë. Nuk i vura shkurre, sepse ishte e mbuluar tashmë. Pastaj u largova, hipa në makinën time dhe u ika nga e njëjta rrugë.

You may also like