Vrasja e dyfishtë/ Policia aksion për të kapur vëllezërit Frroku në Velipojë, por del duarbosh! Kush e dekonspiroi?

by editor

Policia vendore e Shkodrës ka zhvilluar një kontroll blic në Velipojë për arrestimin e vëllezërve Frroku, të dyshuar për vrasjen e dyfishtë të shtetasve Ersild Ishmi 33 vjeç dhe kunatit të tij Arsid Hoxha 22 vjeç.

Advertisements

Mësohet se nga ky kontroll i befasishëm ka ardhur pas një informacioni se ata ndodheshin në një banesë në zonë ne plazhit, megjithatë, uniformat blu kanë dalë duarbosh.

Advertisements

Në këtë operacion u angazhuan forca të shumta policie të cilët rrethuan zonën ku mendohej se ndodheshin dy vëllezërit por nuk u arrit arrestimi i tyre. Është e paqartë nëse vëllezërit Frroku nuk kanë qenë fare aty apo janë larguar përpara se policia të mbërrinte për të bërë atë kontroll të befasishëm. Pavarësisht kësaj uniformat blu të Shkodrës vijojnë të jenë të angazhuara për të bërë të mundur arrestimin e vëllezërve Frroku.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë kishte një sinjal se dy vëllezërit mund të vetëdorëzoheshin në polici pas negociatave me familjarë të tyre, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe ata vijojnë që të jenë në arrati. Mbrëmjen e 19 gushtit shtetasi Erslid Ishmi dhe kunati i tij Arsid Hoxha shkuan në Velipojë duke u konfliktuar me vëllezërit Frroku, pronar të një hoteli atje për një sherr të mëparshëm që kishin.

Konflikti denigroi në dhunë fizike mes tyre e më pas u përdor arma teksa vëllezërit Frroku dyshohet se qëlluan Ishmin dhe Hoxhën duke i lënë fillimisht të plagosur rëndë e më pas duke humbur jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia arrestoi një kamarier, shtetasin Zyber Zagradi i cili mbeti i plagosur dhe Mario Pali, të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen kriminale të cilët janë lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat nga gjykata e Shkodrës.

Të dy këta shtetas kanë deklaruar se nuk e dinë si ka ndodhur konflikti sepse kanë shkuar me vonesë në vendngjarje dhe se kanë parë duke qëlluar me armë zjarri shtetasin Edmir Frroku. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e vëllezërve Frroku.

You may also like