Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi:
Advertisements
“Ndarjen” e Romeos dhe Heidit. Sharka u shpreh se nuk beson se ka një ndarje të vërtetë, por se kjo është një taktikë për vëmendje.
Advertisements
“Më duken skenare të reja. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, tha Ronaldo.
Deklarata e tij ka rënë në veshin e Romeos dhe moderatori reagoi jo me fjalë, por me vepra.
Ai i hoqi follow-n nga Instagrami, ndërkohë që Ronaldo ende e ndjek.