Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Identifikohet autori i ngjarjes dhe dy viktimat, pas krimit autori bën veprimin e papritur (Emrat)

by editor

Altin Kuka është autori i dyshuar i krimit të dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit ndërsa vëllezërit që kanë ndërruar jetë janë Vladimir dhe Gramoz Kurtaj.

Raportohet se 49-vjeçari pasi kreu vrasjet është vetëdorëzuar. Krimi ndodhi rreth orës 14:00.

Advertisements

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat nga uniformat blu, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Advertisements

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

You may also like