Të mbipopulluara dhe me parazitë, lirohen nga qelitë mijëra të burgosur! Ja kategoritë që përjashtohen

by editor

Jo të gjithë të burgosurit kanë të drejtë për lirim të parakohshëm. Të burgosurit për terrorizëm, delikte seksuale, dhunë në familje dhe krime të rënda nuk do të lirohen, ka theksuar qeveria. Për ata që do të lirohen, Shërbimi i Provës ka marrë masa, tha sekretarja e policisë Diana Johnson për BBC. “Njerëzit do të lirohen me kusht dhe mund të kthehen në burg, nëse kryejnë krime të mëtejshme.” Megjithatë, organizatat e ndihmës të angazhuara për të luftuar dhunën në familje kanë paralajmëruar se ka shumë përjashtime. Edhe në të kaluarën, nuk do të kishte qenë gjithmonë e mundur të kontrolloheshin me saktësi shkelësit e liruar dhe t’i pengonin ata të kryenin veprime të mëtejshme.

Organizatat e ndihmës: Lirimi mund të komprometojë rehabilitimin

Advertisements

Aktivistë të tjerë kanë kritikuar faktin se shumë të rinj, në veçanti, lirohen pa marrë ndihmë për të gjetur punë ose strehim. “Si rezultat, programi i lirimit rrezikon të kompromentojë rehabilitimin dhe të rrisë shkallën e recidivizmit nëse nuk shoqërohet me mbështetjen e duhur dhe riintegrimin efektiv”, theksoi organizata Switchback. Shoqëria juridike Law Society foli për një vendim pragmatik. “Duke pasur parasysh gjendjen e mjerueshme të burgjeve tona, kjo sigurisht nuk është një masë ideale”, tha Presidenti Nick Emmerson. “Por ofron më shumë kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për problemet e shumta që mundojnë sistemin tonë të drejtësisë penale”/DW

You may also like