Një makinë e përmbysur e tjetra pranë bordurës/ Aksident i frikshëm te Unaza në Tiranë, raportohet për 2 të plagosur

by editor

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mëngjes në Unazën e Tiranës, në pjesën e Farkës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Një nga mjetet është kthyer përmbys, ndërsa automjeti tjetër shihet i dëmtuar pranë bordurës.

Advertisements

Nga aksidenti mësohet se janë plagosur dy persona, përkatësisht shoferët e makinave. Patrulla e policisë është vonuar në vendngjarje.

You may also like