SPAK mori zyrtarisht të pandehur Sali Berishën, Gjata: Ja akuzat që rëndonin mbi të

by editor

SPAK i komunikoi sot ish-Kryeministrit Sali Berisha akuzën e korrupsionit pasiv, duke e marrë zyrtarisht të pandehur lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu SPAK i ka komunikuar akuzat edhe dhëndrin të Berishës, Jamarbër Malltezit.

Advertisements

Juristi Çlirim Gjata, anëtar i Kryesisë së PD-së, në një program televiziv e konsideroi akuzën si politike.

Advertisements

“Jurisprudenca është një dosje me 12 faqe, nëse do të bësh një dosje sa më të trashë, 99% e tyre nuk tregojnë asgjë, thjesht bëhet propagandë. Në atë dosje ka gënjeshtra të trasha. Jemi para zgjedhjeve, fillon fushata, dhe Edi Ramës i duhet një opozitë pa Sali Berishën.

Logon dhe vulën ia dhanë se ishin 500 mijë vota nga pas. Këto ishin votat që mori Sali Berisha ka logo e vulë në zgjedhjet e fundit.

Advertisements

Ky është turp i SPAK, gjithçka është llogaritur me datën e zgjedhjeve. Edi Rama ka frikë nga Sali Berisha, e patë sot dy orë ishte i lirë dhe çfarë ndodhi. Jemi në kushtet në një Bjellorusie me kreun e opozitës në burg, jemi në kushtet e një Rusie që lideri i opozitës u vra në burg, në kushtet e një Venezuele ku lideri i opozitës iku në Spanjë se kërkuan ta arrestojnë”, tha Gjata.

You may also like