Detaje të reja nga konflikti djeshëm me armë në Laprakë.
Advertisements
Burime policiore bëjnë me dije se shkak për konfliktin është bërë prishja e pazareve të drogës në Gjermani. Elvis Nela dhe Mario Nela kanë pasur një përplasje në Gjermani për pazare droge.
Advertisements
Ata e kishin lënë për t’u sqaruar në Shqipëri. Mario Nela ka ardhur në Shqipëri të martën dhe dje është takuar me Elvis Nelën për t’u sqaruar.
Diskutimi më pas ka degraduar në përplasje me armë ku dyshohet se Mario Nela ka plagosur me armë Elvis Nelën. Ai ka shkuar vetë në spital teksa është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Policia ka shpallur në kërkim Mario Nelën ndërkohë ka arrestuar babain e tij Gentjan Nela dhe vëllain e tij Emanuelin.