Astrologe Meri Gjini ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus, ku me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka bërë parashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës.
Advertisements
Janë disa ditë të shtatorit që do na japin mundësi shumë të mira për të patur ngjyra në përditshmërinë tonë.
Advertisements
Faktori i të papriturës do jetë prezent, por për mirë.
Disa nga ato ditë i nisim sot. Do kemi një hyrje të fortë pozitive të planeteve të afërt, që do bëjë që ky katër ditësh të jetë emocional.
Advertisements
Është një katër ditësh i mirë.
Dashi
Çështje që i përkasin ekonomisë dhe lekut duhet të jenë të parat në agjendë sot dhe nësër. Fundjava, me Venusin përballë në hyrje të bukur me planetin e fatit, jep mundësi që argëtimi dhe shija e mirë e daljeve të tyre do të zgjasë gjatë.
Demi
Kanë marrë një formë të maturuar dhe duan të gjejnë fjalën dhe mënyrën e duhur për të gjetur ekulibrat në raportet personale. Sot edhe nesër janë ditë të mira për tu sqaruar me njerëzit e zemrës. Dikush nga njerëzit që i do fort do i japë një suport ekonomik që do i lehtësojë.
Binjakët
Planetin e fatit e kanë te vetja, kështu që nuk ka se si të qëndrojë në shtëpi gjatë kësaj fundjave. Edhe ata që nuk kanë në plan për të lëvizur, organizoni takime me miqë e me shokë ose takime te reja. Përsai përket ditës së sotme, mërkuri është planeti i tyre drejtues dhe është në hyrje jo komode me planetin e fatit. Mos e ekzagjëroni nëse keni në plan për kërkesa profesionale.
Gaforrja
Marsin e kanë te vetja dhe është në hyrje të fortë dhe pozitive me Mërkurin. Çdo lloj diskutimi, ujdie, fjale në raport me profesionin, momenti është sot. Për çdo gjë që ka të bëjë me ndryshimin në profesion, dita e sotme shënon fillimin e kësaj periudhe. Përdorni fjalën në përgjithësi. Deri nga fundjava që vjen do keni mundësi vlerësimi shumë të mëdha.
Luani
Çështja kryesore është gjetja e ekulibrave në familjen e tyre. Dedikim në kohë dhe vëmendje të gjysma e tyre më e mirë, partneri ose partnerja. Shija e javës ka një tendencë për të qenë të pëlqyeshëm në mosha më të reja se ata. Të admirohen prej më të rinjve nga vetja. Dhe kjo shënon rritje të vetëbesimit.
Virgjëresha
Me këtë mërkur të vetja në hyrje të drejtëpërdrejtë me Marsin, të bëjnë sqarime q ëi duhen në ambjentet e punës. Çdo gjë që lidhet me fjalën në raport me kolegët dhe ambjentet profesionale duhet të vihet në agjendë sot dhe nesër. Shfrytëzoni këto ditë për të mbyllur çdo konflikt që keni patur prej fundit të korrikut. U duhet edhe pak kohë për tu qartësuar me çështjet e dashurisë. Dhe kujdes me shpenzimet në fundjavë.
Peshorja
Kanë Venusin te vetja. Prandaj e kanë shumë të thjeshtë të tërheqin vëmendjen kudo që janë. Ky Venus është në hyrje pozitive me Jupiterin. Ka një tendencë për të shpalosur çfarë kanë të bukur në brendësi të tyre. Beqarët e Peshores kanë momentin e tyre. Te tjerët është e sigurt që gjejnë ekulibrat. Mos u shqetësoni në lidhje me punën, pasi Mërkuri në hyrje trekëndore me planetin e punës, do bëjë të mundur që nga e Hëna të funksionojë shumë mirë.
Akrepi
Kanë një tendencë për tu marrë me shtëpinë, me familjen e tyre këtë fundjavë. Kontrolloni tonacionin nëse doni që ajo që keni në mendje të gjejë zbatim. Nëse programoni hapat që mund të realizojnë idenë tuaj, do jetë shumë më produktive dhe me rezultat.
Shigjetari
Plot eros dhe dashuri kjo fundjavë. E shtuna, e diela dhe e hëna do të shenjojë një 3 ditësh që e kanë patur të nevojshme që nga fundi i korrikut. Për çështjet profesionale do marrin atë që duan. Sot edhe nesër do ishte mirë të diskutojnë çfarë kanë të rëndësishme në ambjente profesionale. Duroni, pasi edhe pak dhe do arrihet qëllimi juaj.
Bricjapi
Projektet, planet apo çfarë duhet në shërbim të shtëpisë dhe familjes i kanë marrë përsipër dhe do të drejtojnë veten deri në rezultatin final. Kjo është ndjesia e fundjavës. Venusi te Peshorja u jep kënaqësinë e arritjes.
Ujori
Rregullimi i çështjeve ekonomike do jetë një temë që do diskutohet për një kohë të gjatë te ujorët. Kanë patur nisje shumë të forta nga 2021 deri në 2023. Dhe ky pluton që u largua sjell sërish ndjesinë për të marrë edhe njëherë fuqinë në dorë për të konsoliduar atë që keni nisur. Merrini shtruar çështjet e ekonomisë pasi do keni kohë për t’i korigjuar. Mos prishni ekulibrat familjare.
Peshqit
Janë të ndarë në 3 pjesë. Peshqit e qendrës do preferojnë të argëtohen dhe të dalin. Ata të 10 ditëshit të parë dhe të 10 ditëshit të dytë do merren me tematika të ndryshme. 10 ditëshi i parë do merret me çështje profesionale dhe mirë bëjnë pasi kanë momentin e tyre. 10 ditëshi i fundit duhet të kontrollojë bilancet e emocioneve. Duket sikur ata që janë në raport kanë tendencë për të parë çfarë mungon, ndërsa të tjerët kanë ndjesinë të rrinë vetëm.