Zbardhen detaje të reja nga emisioni i Bora Zemanit, kur pritet të fillojë

by editor

Bora Zemani rikthehet në ekranin e TCH me një format të ri dhe emocionues. Pas një periudhe shkëputjeje, ajo do të moderojë game show-in e njohur ndërkombëtarisht, “The Pyramid”.

Advertisements

“The Pyramid”, i krijuar fillimisht në SHBA nga Bob Stewart në vitin 1973, është një lojë televizive që ka fituar popullaritet të madh në disa vende të botës. Shfaqja përfshin dy ekipe të përbëra nga një personazh i famshëm dhe një garues, të cilët bashkëpunojnë për të identifikuar fjalë dhe fraza brenda një kategorie të caktuar, me qëllimin për të fituar çmime të mëdha në para.

Advertisements

Një veçori e lojës është tabela në formë piramide, që e bën atë të dallueshme nga formatet e tjera. Ky format ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke fituar nëntë çmime Emmy si game show më i mirë, dhe tani do të sjellë po të njëjtin entuziazëm edhe në Shqipëri, nën drejtimin e Borës.

You may also like