Hoxha u thotë shqiptarëve të Preshevës “ju s’jeni shqiptarë, por myslimanë”! Ngjall reagime të forta

by editor

Analisti Blerim Latifi, ka reaguar pasi një hoxhë nga Sanxhaku ka mbajtur një tubim në Luginën e Preshevës. Aty hoxha dha deklarata të rrezikshme, duke i thënë të pranishmëve se nuk janë shqiptarë, por janë mysliman.

Advertisements

Vetë hoxha në fjalë u tha të pranishmëve, “unë flisja shqip, por s’jam shqiptar”.

Advertisements

Latifi, pas kësaj u shpreh i bindur se hoxha është UDB-ash, apo anëtar i shërbimeve serbe. Sipas Latifit, Serbia ka përdorur të njëjtin mekanizëm për t’ua humbur identitetin shqiptarëve të Sanxhakut.

Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë po ringjallet bashkëpunimi i hoxhallarëve me organet e shtetit serb.

“Nuk është viti 1912. As viti 1930. As viti 1945. Është viti 2024.Në mes të Preshëves, në një sallë të mbushur plot, një hoxhë çohet dhe u thotë të pranishmëve: Ne nuk jemi shqiptarë, ne jemi muslimanë! Qe qysh ringjallet mekanizmi i moçëm, mekanizmi i cili përmes bashkëpunimit të hoxhallarëve me organet e shtetit serb, i pat asimilu në boshnjakë krejt shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe një pjesë të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Sot i njëjti mekanizëm është aktivizu për ta deshqiptarizu komplet Luginën e Preshevës. Shqiptarët e njohin mirë hunin e UDB’s, por fare pak inxhinieringun e saj kulturor”, tha ai.

Advertisements

Përgjigje, deklaratave të hoxhës, u ka dhënë edhe aktivistja shqiptare nga Sanxhaku, Amina Nuraj. Ajo shkruan se Islami nuk është siç predikon hoxha, por Allahu qartësisht i ka ndarë popujt në kombe.

“Nëse je një besimtar i tillë, pse nuk i respekton fjalët nga Kur’ani? Sepse vetë Kur’ani thotë se ata na krijuan dhe na ndanë në kombë dhe fisë. Por duket se ju nuk e keni lexuar as librin tuaj të shenjtë. Islami si Islam është një feja i pastër që i jep të drejtën të gjithëve për gjithçka, por ju ekstremistët e bëtë ashtu siç dëshironit“, tha ajo.

You may also like