Moderatorja e njohur Dajana Shabani nisi mbrëmjen e djeshme sezonin e ri të emisionit D-Night. Gjatë emisionit prezantuesja përmendi një realitet të hidhur të metropolit shqiptar, atë të ndërtimeve pa kriter, e cila shkakton më pas dhe ndotje akustike, e cila vështirëson jetën e qytetarëve.
Advertisements
Nisur nga kjo Dajana ka një “thirrje” për kryeministrin Edi Rama.
Advertisements
“I dashur Edi (edhe Olsi, s’ka problem)! Aty ngjitur me mua ndërtohet e bëhet zhurmë ditë e natë. Duke qenë se shtëpinë nuk ma bleu as i dashuri dhe as mami me babin, kam vendosur të vij të fle te ty. Mos ma largo Lindën, ku ka vend për dy, ka vend për tre”, përfundon me humor Dajana Shabani.