Të shtëna me armë zjarri në Durrës, 50-vjeçari qëllon ndaj kushërinjve, zbardhen detajet e para

by editor

Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt katër personave, pas një sherri që kishte pasur më këta të fundit.

Advertisements

Policia bën me dije se ën pranga ka rënë shtetasi më iniciale. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë.

Advertisements

Mësohet se një natë më parë, 50-vjeçari është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve me iniciale K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit me iniciale B. S., 41 vjeç.

Sakaq, na të shtënat janë dëmtuar e lënduar lehtë shtetasit 29-vjeçari me iniciale M. D. Dhe 26-vjeçari Z. D.

Advertisements

Durrës

Për motive të dobëta, u konfliktua me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre, arrestohet 50-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D.

Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

You may also like