Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Lido di Camaiore të Italisë, ku një automjet përplasi shtatë persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.
Advertisements
Personat e tjerë të plagosur së bashku me drejtuesen e mjetit, një 44 vjeçare braziliane, u dërguan në spital.
Advertisements
Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë ndërsa dy viktimat janë dy vajza të reja gjermane.
Sipas raportimeve, 44 vjeçarja ka kaluar semaforin dy herë me të kuqe.
Advertisements
Në kryqëzimin e parë, goditi dy vajzat gjermane ndërsa në kryqëzimin e dytë goditi këmbësorët e tjerë, mes tyre një grua 60 vjeçare.
Më pas automjeti ndaloi pasi goditi dy makina të tjera. Drejtuesja e makinës u dërgua në spital për t’iu nënshtruar analizave toksikologjike.