Mediat ndërkombëtare vijojnë t’i japin jehonë turizmit në Shqipëri
Advertisements
Mediat ndërkombëtare vijojnë t’i japin jehonë turizmit në Shqipëri. Sipas një hulumtimi të ri nga Dubai Tours & Tickets, Shqipëria e Europës Juglindore është ndër destinacionet më të kërkuara për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan e përdishmja britanike ‘Express’.
Advertisements
Ekspertët e udhëtimeve analizuan të dhënat e kërkimit në Google të britanikëve për 250 vende gjatë 12 muajve të fundit. Ata përdorën shtatë terma të njohur kërkimi, duke përfshirë “pushime”, “fluturime” dhe “udhëtime” për të zbuluar se ku po mendojnë ti kalojmë pushimet britanikët.
Shqipëria grumbullon mesatarisht 54,929 kërkime mujore. “Holiday Albania” përbën mesatarisht 37,583 nga këto kërkime mujore, duke lënë pas Spanjën, Portugalinë dhe Islandën.Por përse ky interes për të vizituar Shqipërinë?
Advertisements
Një birrë kushton rreth 1,07 deri në 2,10 paund dhe një kafe afërsisht 1,50 paund, ndërsa produktet ushqimore janë rreth 40 për qind më të lira se në Mbretërinë e Bashkuar.
Është vetëm 3 orë larg nga Britania e Madhe, kështu që përse mos të jetë destinacioni juaj i radhës.
Riviera shqiptare
Përgjatë rivierës shqiptare, Ksamili i bukur po shkakton bujë në mesin e influencuesve, ku shumë e quajnë ‘Maldivet e Europës’ për shkak të popullaritetit në rritje në mediat sociale, kështu që shkoni shpejt nëse dëshironi ta vizitoni përpara se të bëhet po aq popullor sa Maldivet, shkruan Express.
Magdalena Petrusic nga Dubai Tours & Tickets tha se fuqia e mediave sociale ka të ngjarë t’i ekspozojë britanikët në disa destinacione që nuk do t’i kishin menduar kurrë, të cilat jo domosdoshmërisht janë të kushtueshme.