Një nga çiftet më të njohura dhe po ashtu më të dashura për publikun ishte padyshim ai mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Por pas shumë vitesh bashkë dhe pas rreth 7 vitesh të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, ata iu drejtuan gjykatës për të kërkuar divorcin. Një lajm që i la të trishtuar fansat e tyre, teksa asnjë prej tyre nuk doli kurrë të sqaronte apo të deklaronte qartësisht se “po” martesës së tyre i kishte ardhur fundit.
Advertisements
Ata kanë pohuar “nën zë” se nuk janë më bashkë, ndërsa ajo që u vu re ishte ndalimi i postimeve në rrjetet sociale së bashku, si një familje. Tashmë të dy duket se vijojnë jetën e tyre, ku bukuroshja brune vijon me koncertet dhe projektet e reja muzikore, ndërsa Kallaku po ashtu me projektet e tij. Por një detaj në Instagramet e tyre ka ngritur disa pikëpyetje tek fansat, duke menduar ose se çifti ndoshta nuk janë ndarë, ose se mund të ketë ndonjë “fije shprese” se janë rikthyer….
Advertisements
Kjo pasi në profilet e tyre në Instagram, duket se as Xhensila dhe as Besi nuk i kanë fshirë fotot nga dasma e tyre në 2017, e as fotot nga festa e ditëlindjes së Xhensilës. Xhensila ka fshirë fotot ku ishte në krah të Besit, por fotot e saj me fustan nusërie nuk i ka fshirë, as mesazhet që dikush kishte lënë si diçiturë. Ndërkohë foton e tortës së saj e cila kishte foton e të dyve, ajo nuk e ka fshirë.
Nga ana tjetër Besi nuk i ka fshirë fotot që ka pasur me Xhensilës kur njoftuan se do të martoheshin, e as atë kur njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë. Nuk dihet sesi çifti i ka marrëdhëniet, por diçka është e qartë në rrjet, fansat e tyre i duan sërish bashkë!
Advertisements