Verë dhe vjeshtë/ Temperatura deri në 32 gradë të premten, si pritet të jetë moti gjatë javës

by editor

Meterelogia Lajda Porja thotë se gjatë kësaj jave do të kemi mot të kthjellët, por edhe temperatura të larta.

Advertisements

Porja u shpreh se të premten, temperaturat do të shkojnë deri në 32 gradë.

Advertisements

“Verë dhe vjeshtë përgjatë kësaj jave. Moti sot ka nisur me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen, duke bërë që sot gjatë natës dhe ditën e martë, të kemi reshje të pakta në veri dhe qendër, rrebeshe në zonat jugore. Parashikohet që edhe dita e mërkurë, të mbetet tipike vjeshte, me vranësira, me reshje ndonëse me sasi të pakta,

megjithatë presim që temperaturat e ajrit sot 29 gradë, dita e martë dhe e mërkurë do sjellë një rënie të lehtë të tyre, vranësirat dhe reshjet do jenë prezente. Do përjetojmë të enjten dhe kryesisht të premten, ditë vere. Do kemi një ditë me diell dhe temperatura të larta, ku do të kulmojnë të premten deri në 32 gradë”, theksoi ajo./abcnews.al

Advertisements

You may also like