Zyrtarisht SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani”. Sipas burimeve të “OraNews” personat që SPAK i ka marr të pandehur janë ftuar prane organit të Prokurorisë për të firmosur mbylljen e hetimeve.
Advertisements
Mësohet se disa nga të pandehurit e kësaj çështje do të paraqiten këtë të hënë, ndërkohë që mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës do paraqitet ditën e mërkurë.
Advertisements
Së bashku, me mbylljen e hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe aktet përfundimtare në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj tyre nga struktura e posaçme.
Rreth 10 ditë më pare SPAK i komunikoi Berishës akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi “korrupsion pasiv dhe pastrim parash”.I pandehur u mor edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të cilit iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja si dhe financieres Andia Pustina.
Advertisements