Shtet Bektashi?/ Shpërthen ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra: Iniciativë e pavend, nuk besoj ta pranojë Baba Mondi

by editor

lli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës ka komentuar iniciativën e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një Shteti Bektashi.

Advertisements

Gurra tha në një dalje televizive se propozimi i Ramës është i pavend, ndërsa u shpreh se nuk beson që kreu i qeverisë të ketë mbështetjen e Baba Mondit.

Advertisements

Ai deklaroi se krijimi i një shteti shpirtëror do të thotë kthim në teokraci.

“Është e pavend për të mos përdorur dhe ndonjë term tjetër, me gjithë konsideratën për Baba Mondin si klerik apo si qytetar, por përtej saj, përfaqësimi që prej vitesh ka në krye të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane sigurisht jo vetëm që është e pavend, por cënon shumëçka. Unë nuk dua të hyj në termat juridike. Shtet shpirtëror do të thotë…, qofsha unë i gabuar, por kthimi në teokraci. Kthimi në teokraci, një shtet teokrat, shembulli i kthjellët është Irani i sotëm.

Unë nuk besoj se Baba Mondi është dakord të ketë një minienklavë se shtet nuk mund të ketë, por unë nuk besoj se Baba Mondi ka dakordësinë për të qenë një minienklavë brenda Tiranës, sikurse Irani që po e shohim kush është dhe çfarë mund të pritet nga Irani, qoftë në aspektin politik, aq edhe në aspektin fetar sepse Kryegjyshata është një institucion përfaqësimi fetar edhe pse brenda një nga feve më të mëdha në botë, Islamit”, nënvizoi ish-Myftiu i Tiranës.

You may also like