“Ke qenë me motrën në Dubai! Jeni k*rva të shtrenjta, 500 euro nata”- U shpërfytyrua me shishe qelqi në fytyrë, Klea Prenga akuza nënës së ish-banores së BBV: Bën komente fyese e denigruese…

by editor

Kur kanë kaluar rreth 1 muaj e gjysmë nga dhunimi brutal i Klea Prengës në një lokal në kryeqytet, dy motrat Antolena dhe Marinela Berisha, që e goditën me shishe qeli në fytyrë vijojnë të jenë ende në arrati.klea prenga antonela berisha1

Advertisements

Ndërsa një përplasje virtuale ka nisur mes 24-vjeçares dhe nënës së dy motrave Berisha.

Advertisements

Klea Prenga ka publikuar një koment të Donika Marashit, i cili është bërë në postimin e saj në rrjetin social Instagram, më 8 Gusht, ku denonconte publikisht dhunën e ushtruar nga ish-banorja e BBV dhe motra e saj.

24-vjeçarja, e cila ka nisur një histori dashurie me ish-partnerin e Marinela Berishës, me të cilin kjo e fundit ka edhe një fëmijë, postoi foto të fytyrës së saj të shpërfytyruar pasi u godit me shishe qelqi në restorant më 6 Gusht teksa po darkonte.

Advertisements

Klea Prega në atë postim pretendoi se nuk i njihte motrat Berisha, ndërsa nëna e tyre i komentoi: “Sa mirë po e njihke moj zogu, i njeh mire se ke qen edhe ti me motren tende ne Dubai… po tu them ju un, jeni kurva te shtrejta 500 euro nata”, por ky koment sipas 24-vjeçares është fshirë pas pak minutash.

Reagimi i Klea Prengës vjen pas një postimi në InstaStory të nënës së ish-banores së Big Brother Vip dhe ish-konkurrentes së Për’Puthen, e cila shkroi: “Distancohemi publikisht nga cdo adres qe esht hapur per te denigruar gjithashtu dhe palen tjeter: Personi qe po mundohet te perfitoje nga situata do ndiqet penalisht nga shteti italian. Faleminderit”.

Por, Klea Prenga e akuzon se ka hapur dhjetëra profile të rreme në TikTok duke postuar komente fyese dhe denigruese ndaj saj.

Ajo shton se nga këto profile të rreme janë postuar edhe imazheve të familjarve të saj.

“Marr shkak të bëj këtë postim pasi mamaja e dy personave që kryen sulmin brutal ndaj meje ka vendosur të postojë në Instagram story nje deklaratë ku përmend faktin që distancohet publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruat palën tjetër që jam unë. Kjo e njëjta person, në momentin kur unë publikova fotot e plagëve pas sulmit, ishte një ndër komentueset e para, koment të cilin e fshiu brenda 5 minutash.

Ajo përdori një gjuhë të degjeneruar dhe të pahijshme kundër meje dhe motrës time, duke vërtetuar se fjalët dhe veprimet e saj janë krejt të ndryshme nga ajo që pretendon publikisht. Po i rikujtoj zonjës komentin e saj dhe fjalorin e përdorur me foton më poshtë. Prej disa javësh, jam përballur me dhjetëra profile të rreme në Tik Tok të hapura nga i njëjti person, të cilat postojnë komente fyese dhe denigruese ndaj meje në mënyrën më të ulët të mundshme.

Për më tepër, janë postuar edhe foto të familjarëve të mi. Unë qëndroj gjithmonë e hapur dhe e sinqertë përballë publikut, pa u fshehur pas identiteteve të rreme. Ndryshe nga disa njerëz, unë nuk përdor fjalë të ulëta apo komente fyese për t’u mbrojtur apo për të sulmuar dikë tjetër. E vërteta ime është publike dhe e qartë për këdo që ka parë dhe do të shohë faktet. Drejtësia dhe e vërteta gjithmonë dalin në dritë, pavarësisht se sa kohë mund të marrë”, shkruan 24-vjeçarja

You may also like