“Kam fëmijën në spital”, efektivët e “Shqiponjave” ndaluan shoferin, më pas e qëlluan me armë

by editor

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë ku janë të përfshirë 3 efektivë të repartit “Shqiponja” të Policisë së Tiranës.

Advertisements

Sipas burimeve të gazetarit Esido Barkaj, 3 policët kanë ndaluar një automjet për kontroll rutinë në rrugën Tiranë-Fushë Krujë.

Advertisements

Qytetari u ka dhënë dokumentat dhe u ka kërkuar që të largohet pasi sipas tij kishte fëmijën të shtruar në spital, por efektivët nuk e kanë lejuar.

Në këto kushte qytetari, pas u ka treguar dokumentet është larguar me shpejtësi.

Advertisements

Pas kësaj, polici Rezart Berberi ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit 2 herë, ku plumbat e kanë kapur në pjesën e pasme.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policët, duke e fshehur, prishur provat në vendngjarje dhe hequr gëzhojat.

Qytetari ka bërë kallëzimin për rastin pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila nisi hetimet ku u vërtetua ngjarja e rëndë.2 efektivët në masë “detyrim paraqitje” Elton Dokollari dhe Florian Zeneli kanë pretenduar se kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi sipas tyre qytetari ka tentuar t’i përplasw me makinë.

Polici që ka qëlluar me armë, Rezart Berberi, vijon të jetë në kërkim, në akuzë për vrasje me dashje të mbetur në tentivë, falsifikim dokumentesh dhe kallëzim të rremë.

You may also like