“Ministra, prokurorë e gjyqtarë në përgjime me krimin”/ Çollaku plas deklaratën ‘b*mbë’

by editor

Gazetari Basir Çollaku tha në emisionin Now se një pjesë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK dhe GJKKO janë pjesë e dosjeve që kanë dalë nga përgjimet e sjella nga partnerët evropianë.

Advertisements

Çollaku u shpreh se në përgjime ka edhe emra ministrash e deputetësh që qëndrojnë prej 1 viti e gjysmë në SPAK dhe nuk hetohen.

Advertisements

“Një pjesë e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të inkriminuar, mbi bazën e materialeve që ata i kanë të ardhurave nga perëndimi, nga Franca, Holanda dhe Belgjika ku prokurorë të SPAK dhe GJKKO janë pjesë e dosjeve dhe po mbrojnë njëri-tjetrin, kanë dalë në përgjime duke folur me trafikantë me banditë dhe ne merremi pse mi pagoi ilaçet mua fëmija. Kjo nuk është drejtësi, është inkuzicion. Ka edhe për deputetë, ka edhe për ministra dhe janë prej 1 viti e gjysmë aty. Janë të zbardhura, i kanë me emra dhe mbiemra”, tha gazetari.

You may also like