Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Kamëz, Valias. Një 36-vjeçar i cili po lëviste me motor ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga makina.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Advertisements