Prençi: Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit mund ta arrestojë SPAK në zyrë, procesi u bë pis dhe u politizua

by editor

Shemsi Prençi, një nga figurat më të shquara të sigurisë në vend dhe ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, ka shprehur shqetësime të thella mbi procesin e emërimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Ai e cilëson këtë proces si të politizuar dhe të ndikuar nga interesa të jashtme, duke sugjeruar se kjo mund të ketë pasoja serioze për funksionimin e institucioneve të rendit në vend. Në një intervistë të sinqertë dhe tronditëse për “Top Channel”, Prençi nënvizon se SPAK mund të veprojë ndaj drejtuesit të ri, duke arrestuar atë në zyrë. Ky reagim i zotit Prençi, vjen në një moment kur besimi në institucionet e sigurisë është më i nevojshëm se kurrë.

Advertisements

-Zoti Prençi, ke ndonjë njoftim zyrtar që je i përjashtuar, e keni marrë vesh nga mediat, ke kontaktet e tua apo vijon të jesh në garë?

Advertisements

Procesi vazhdon, nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për përjashtime kandidatësh. Unë përshëndes të gjithë kandidatët që aplikuan për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pasi i konsideroj oficer kurajoz, të cilët garojnë për të marrë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një organizatë me rreth 12.000 punonjës në një periudhë u nivelet e kriminalitetit kanë kapur majat. Me qindra grupe të strukturuara kriminale të krimit të organizuar dhe të krimit kundër jetës së personit për shkak të konflikteve të interesit, në të cilët janë të përfshirë punonjës të lartë policisë, politikan, punonjës të mediave, prokurorë. Të marrësh detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është një guxim i madh dhe kërkon integritet shumë të lartë dhe vendimmarrje shumë të guximshme. Në këtë kontekst, të 15 kandidatët, i përshëndes, i inkurajoj dhe të zgjidhet më i miri. Sa i përket procedurës, është e parashikuar në ligjin e ri në Policinë e Shtetit, në nenin 56, ku thotë se çdo punonjës policie që mban gradën drejtues ose drejtues i parë, ka të drejtë të konkurrojë, i cili nuk thotë çdo punonjës në detyrë apo çdo punonjës në post. Kjo më ka shtyrë, që unë duke qenë se në fuqi është një vendim i gjykatës që hedh poshtë dhe anulon masën e përjashtimit nga Policia, në zbatim të ligjit ka dalë edhe udhëzimi i ministrit të Brendshëm, ku nuk e përmend fare punonjës policie por ai që plotëson kriteret ligjore. Unë në këtë kuadër duke gjykuar dhe me juristë të mirë, që plotësoj të gjitha kriteret, unë që kam qenë drejtor policie për 12 vite, unë që kam drejtuar strukturat e Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, i drejtuar nga ish-kryeministri i ndjerë Bashkim Fino, kam drejtuar Forcat Speciale për ri ngritjen dhe riorganizimin e Policisë së Shtetit në të gjithë Shqipërinë. Unë që kam drejtuar këto forca për katër vite, unë që kam drejtuar Policinë në qarqet Korçë, Elbasan, Fier, Berat dhe Dibër, për 8 vite, unë nuk plotësonkam kriteret.

-A ka ndonjë arsye?

Ka vetëm një arsye, mendoj që komisioni ka qenë komision politik, pa ekspert juridik dhe të fushës së jurisprudencës, nuk kanë interpretuar vendimin e Gjykatës që kam bashkëlidhur që ekzistoj në detyrë dhe nuk jam i liruar, nuk ekzistoj në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ministri të Brendshme, që të jem i liruar si punonjës policie. Unë kam një urdhër përjashtimi tendencioz, të cilën e cilëson Gjykata. Unë jam ish-drejtor i Policisë Dibër dhe kam kundërshtuar zbatimin e një urdhëri arbitrar të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe dhe të Drejtorit të për Përgjithshëm, për të tërhequr forcat e Policisë nga një operacion për goditjen e informalitetit dhe të grabitjes së pasurisë nën tokën e Bulqizës. Në këto kushte, në vitin 2012 kur nuk gjeta mbështetjen nga eprorët, dhashë dorëheqjen. Sapo deklarova dorëheqjen, para derës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, menjëherë politika urdhëroi Drejtorin e Përgjithshëm dhe dy ditë më vonë më bënë vendimin dhe urdhërrin e përjashtimit nga Policia e Shtetit. Pa një praktikë disiplinore, pa një procedurë ligjore, të cilën e ankimova në Gjykatë. E fitova gjyqin, u anuluan të gjitha aktet administrative dhe nga ajo ditë, Policia e Shtetit nuk ka vepruar dhe ankimuar pasi ishte një veprim tendencioz. Këtë nuk e ka lexuar komisioni i ngritur me urdhër të Ministrit, për shqyrtimin e dokumentacionit dhe është i vetmi kusht që unë nuk plotësoj sipas atyre por unë de juro unë ekzistoj drejtor Policie.

-Përse more pjesë kur e dije që do të ndodhte?

Unë kam menduar që do të ketë një proces ligjor, pasi është trumbetuar se pas ligjit të ri do ketë një proces ligjor dhe si i tillë duke qenë se unë jam një drejtues i lartë policie, që kam mbaruar dhe masterin për menaxhimin strategjik të policisë, do të isha një person i denjë sepse unë kam treguar që nuk e politizoj policinë dhe jam drejtori i vetëm në Shqipëri që kam kundërshtuar 3 ministra e madje i kam paditur në Gjykatë për dhënie të urdhërit të kundra ligjshëm për Policinë e Shtetit dhe e kam fituar.

-Mendoni se është një proces fals?

Komisioni i ngritur për një funksion të depolitizuar, për një funksion më të lartë teknik të Policisë së Shtetit, dokumentacioni kontrollohet nga një komision politik që përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme, një zv. Ministër që janë të gjithë funksione politike. Do të thotë se nëse komisioni do të ishte bërë nga një përfaqësues i SPAK-ut, nga një përfaqësues i BKH-së, nga një përfaqësues i Avokatit të Popullit, nga një përfaqësues i Avokatit të Shtetit, nga një përfaqësues i Dhomës së Avokatisë, do të ishte një komision teknik dhe më i besueshëm për procedurë ligjore. Përsa kohë komisioni nuk di të lexojë një vendim gjykate dhe eliminon dhe pse në të vërtetë nuk kam marrë një përgjigje zyrtare por fakti që nuk jam ftuar për t’u intervistuar, d.t.th se duhet besuar por të 11 kandidatët që janë kualifikuar por në dijeninë time, ka shumë prej tyre që nuk plotësojnë 3-4 kritere. Ndryshimet ligjore që janë bërë, për të hapur diapazonin e konkursit dhe duke parë frymën e fjalimeve të ministrit të Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk do të zgjidhet në radhët e atyre që mbajnë gradën drejtues i parë por do të zgjidhet në radhët e atyre që mbajnë gradën drejtues. Transferim brezash pasi fjala e ministrit të Brendshëm është filozofike që ata punonjës policie të cilët kanë drejtuar Policinë e Shtetit në 34-vite dhe kanë kaluar tranzicionin politik të Shqipërisë, duke përballuar keqpërdorimin nga politika, ata që kanë sakrifikuar dhe në karrierë kanë përfituar gradat. Kandidati do të zgjidhet nga gradat drejtues, të cilët i morën gradat para dy muajsh, pasi përputhet me frymën e ministrit.

Aty janë shumë vetë të cilët janë bërë drejtor policie por gradën e kanë drejtues dhe do të përzgjidhet nga ata të cilët e kanë gradën drejtues, pavarësisht nga kjo dhe pavarësisht nga procedura me shkelje ligjore për të eliminuar të tjerët, gjithë kush nga këto ku mjafton të mos dalë me vrimë nga SPAK-u, se nëse do të zgjidhet dikush dhe do të shkojë të na e arrestojë SPAK-u në zyrë ajo do të jetë turpi më i madh shqiptar. Cilido kandidat që të dalë, mjafton të mos ketë marrëdhënie dhe komunikim me grupet kriminale, do i uroj suksese sepse është guxim për të marrë drejtimin e Policisë në këtë situatë kaosi, ku janë të implikuar në veprimtari kriminale politika, policia, prokurorë, punonjës mediash, etj. Nëse komisioni ka vepruar pa komunikuar me SPAK-un dhe pa verifikuar të implikuarit në çështjet “SKY” dhe “Encrochat”, do të jetë një skandalitet nëse drejtorin e Përgjithshëm të Policisë do ta arrestojë SPAK-u sepse vetëm 15% e materialeve të ardhura nga Franca dhe Belgjika janë dekriptuar deri sot. Në Policinë e Shtetit, ka punonjës si drejtor të cilët janë të implikuar në ngjarje ndaj kemi 3 drejtor në burg. Është shumë e rëndësishme që kushdo që të jetë, të jetë i pa implikuar në aktivitete kriminal.

You may also like