Aksidenti me pasojë vdekjen e çiftit të bashkëshortëve dhe plagosjen e vajzës,bie në pranga shoferi nga Elbasani (Emri)

by editor

Policia e Kuçovës ka arrestuar shoferin e dyshuar të aksidentit tragjik të mëngjesit të djeshëm (24 Shtator), ku humbën jetën një çift i moshuar bashkëshortësh Ahmet dhe Salushe Kafazi 81 dhe 77 vjeç dhe u plagos vajza e tyre, Feruze Barushi, 58 vjeçe.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, ndërsa sektori i Qarkullimit Rrugor ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Artur Kërçuku, 50 vjeç, banues në Elbasan.

Advertisements

“Automjeti që drejtonte, është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), me të cilin lëviznin viktimat dhe vajza e tyre”, sqaroi policia vendore.

Shoferi ishte shoqëruar menjëherë pas aksidentit, kurse sot (25 Shtator), u bë edhe arrestimi i tij, për shkelje të rregullave të qarkullimit, me pasojë vdekjen.

You may also like