Krimi i rëndë në familje/Burri qëllon me armë gruan dhe fëmijët e tyre, shkon në 4 numri i viktimave, zbardhet dinamika

by editor

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga masakra në Itali, ku Roberto Gleboni qëlloi me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, një fqinj, nënën e tij dhe më pas vrau veten.

Advertisements

Raportohet se djali 9-vjeçar i çiftit, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Advertisements

Ndërkohë viktima kanë mbetur edhe bashkëshortja, si edhe vajza 26-vjeçare e çiftit, të cilat humbën jetën në vendngjarje.

DINAMIKA

Ngjarja shokuese ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në dy banesa të ndryshme.

Autori, pas një debati me bashkëshorten, Giusi Massetti, në shtëpinë në via Ichnusa ku ajo jetonte me tre fëmijët e tyre, ka qëlluar në drejtim të saj duke e lënë të vdekur.

Më pas, vrau vajzën, Martina Gleboni dhe plagosi dy djemtë, të moshës 14 e 9-vjeç. Ky i fundit humbi jetën në spital, ndërsa i vëllai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas masakrës në banesë, Roberto Gleboni plagosi edhe fqinjin e tij Paolo Sanna (që sipas disa burimeve ishte qenë edhe pronari i shtëpisë ku banonte familja).

59 vjeçari, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, dyshohet se ka ndërhyrë pasi ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Më pas, autori është nisur drejt banesës ku jetonte nëna e tij në via Gonario Pinna duke e qëlluar me plumb në kokë 84-vjeçaren, e cila gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë. Në fund, autori ktheu armën nga vetja dhe u vetëvra.

52-vjeçari Roberto Gleboni ishte punonjës i Forestas, shërbimi i parkut pyjor të Sardenjës. Ai ishte gjithashtu sindikalist dhe ishte pjesë e menaxhimit territorial dhe rajonal të FAIS.

Arma me të cilën kreu vrasjet ishte një pistoletë gjysmë automatike dhe e kishte me leje.

Pistoleta u gjet nga policia në banesën e nënës së tij, pas zbulimit të masakrës.

Vajza e çiftit, Martina, u diplomua në vitin 2022 dhe në dedikimin e tezës së diplomës ia kushtoi të atit duke e quajtur “dashuria më e madhe e jetës sime”.

Raportohet se autori dhe bashkëshortja e tij ishin në proces ndarje, dhe 52-vjeçari ishte zhvendosur për të jetuar në banesën e së ëmës.

You may also like