Siguria ushqimore, trondit ekspertja: Ligji në Shqipëri lejon konsumimin e produktit me turbekuloz

by editor

Ana Vuksani, eksperte e sigurisë ushqimore, e ftuar në një studio televizive, tha se problemi më i madh në lidhje me sigurinë e mishit në Shqipëri është mos gjurmueshmëria e produktit, nga ferma në tavolinë.

Advertisements

Ndërsa listoi të gjitha procedurat ku duhet të kalojë produkti i mishit, Vuksani tha që në Shqipëri ato respektohen pak.

Advertisements

“Para se të flasim për cilësinë e produktit, duhet të flasim për sigurinë e produktit. Ne në vendet e BE-së kemi zero produkte me origjinë shtazore të cilat mund t’i eksportojmë, përveç peshkut dhe vezës së klasit B. As mishi, sallameria, proshutat, gama e gjerë. Produktet tona për BE-në janë nga vend origjine i pasigurt. Problemi më i madh është gjurmueshmëria. S’je në gjendje në zinxhirin e kontrollit të garantosh secilën nga hallkat, nga ferma në tavolinë. Mishi para se të shkojë në thertore duhet të jetë i matrikulluar edhe të ketë certifikatën veterinare. Matrikullimi të thotë nëse ky i nënshtrohet kontrolleve periodike nga veternieri, është i sëmurë apo jo.

Ne s’e kemi të përfunduar sistemin e matrikullimit. Një pjesë e operatorëve të biznesit i matrikullojnë 2-3 ditë para! Hallka e dytë është thertorja, që t’i nënshtrohet kontrollit para dhe pas therjes që certifikon mishin. Hapi i tretë është dërgimi në thertore. Është edhe maturimi që ka kohën e vet. Një problem tjetër është që mishi shoqërohet në temperaturë të caktuar edhe në mjetet e transportit. Çdo produkt kërkon regjim termik. Mjetet duhet të kenë edhe leje higjeno-sanitare. Te pjesa e tregtimit, mishi i ngrirë duhet të shitet brenda ditës, mirëpo ai s’shitet e fut në frigorifer dhe e nxjerr të nesërmen. Kur nuk respektojmë kushtet higjeno-sanitare, përveç regjimit termik, duhet të garantosh që produkti plotëson kushtet. Procedura respektohet pak”.

Ndër të tjera ajo tha që “në bazë të legjislacionit shqiptar mishi me turbekuloz nëse kalon një regjim termik të caktuar mund të konsumohet!” Ajo tha se Shqipëria është larg legjislacionit të BE-së dhe cedon në kontroll.

You may also like