Tre vëllezër shqiptarë u dënuan me burgim nga Gjykata e Apelit e Selanikut, pasi grabisnin këmbësorët në rrugë me pretekstin se donin të kontrollonin nëse… kishin tatuazhe në qafë.
Advertisements
Bëhet fjalë për tre vëllezër të moshës 21 deri në 24 vjeç, të cilët u shpallën fajtorë për të gjitha aktet e akuzuara dhe u dënuan në total me 47.5, 39 dhe 28.5 vite burg.
Advertisements
Po ashtu, ndaj të pandehurve janë shqiptuar edhe gjoba në të holla, ku më e madhja arrin në 82 mijë euro. Pas vendimit të gjykatës, tre vëllezërit kthehen në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Sipas aktakuzës, tre të rinjtë kanë grabitur paratë e viktimave, zinxhirët që mbanin në qafë dhe çdo gjë me vlerë që kishin, ndërsa për të arritur qëllimin e tyre kanë ushtruar dhunë fizike dhe më pas janë bërë larguar. Aktakuza përfshin më shumë se dhjetë grabitje dhe vjedhje, ndërsa duket se kanë vepruar me dy bashkëpunëtorë të tjerë.
Advertisements
Dy nga të pandehurit kanë pranuar veprimet e tyre ndërsa i treti nuk është paraqitur në gjykatë dhe është përfaqësuar nga një avokat.