Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ka treguar detaje lidhor me edicionin e ri të këtij reality-show.
Advertisements
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Olsa ka treguar se Big Brother VIP Kosova 3 pritet të fillojë në tetor të këtij viti.
Advertisements
“Jemi të kënaqur me kastin, kështu që jemi përgatitur për pak fillojmë siç Big-u i Kosovës ka bërë gjithmonë. Ajo që është e sigurt është se do të fillojmë në fillim të tetorit edhe me herët se vitin e shkuar”, ka thënë Olsa.
Ndër të tjera ajo është ndalur edhe tek personazhet VIP që do marrin pjesë në këtë garë, ku tha se ka karaktere të ndryshme me histori unike.
Advertisements
Ajo ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar në mediat mbi emrat që do të jenë pjesë e lojës, pasi sipas saj, asnjëri nga ata që është përfolur, nuk janë pjesë e BBVK-së.
“Kasti është pjesa më e rëndësishme e këtij formati, pastaj vjen produksioni. Mund të them se nuk janë të vërteta lajmet për banorët që do të hyjnë, disa nga ta ndoshta janë kontaktuar, por nuk janë pjesë e këtij edicioni. Jam entuziaste për kastin, kemi karaktere të ndryshme dhe shumë të veçanta, ka histori që pres të shtjellohen sepse ia vlen. Çdo kush do të gjendet brenda Big Brother VIP Kosova, sepse është për të gjithë”, tha ajo në ‘Sol’ të Klan Kosova.
Më tej ajo është ndalur edhe te moderatori i këtij edicioni të BBVK-së. Ajo tha se edhe ketë edicion moderator do të jetë Alaudin Hamiti, por pa zbuluar nëse ai do të jetë në shoqërinë e një tjetër moderatoreje, siç ka qenë dy vitet e kaluara nën shoqërinë e Jonida Vokshit.
“Është përfolur shumë se kush drejton dhe emri im ishte surprizë, ka kohë që drejtuesi dhe prezantuesi i Big Brother VIP Kosova është vendosur nga Klan Kosova, dhe ai është i madhi Alaudin Hamiti”, tha ajo.