“Sot më heqin mandatin”, Salianji: Edhe nga burgu do jem tmerri i atyre që mendojnë se do më mbyllin gojën

by editor

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar nga burgu, për seancën parlamentare të parë të zhvilluar sot, që prej burgosjes së tij katër ditë më parë.

Advertisements

Salianji thotë se socialistët janë mbledhur për t’i hequr mandatin sot, me vendim politik të Edi Ramës.

Advertisements

Ai thotë se edhe prej burgut, do të vijojë të jetë “tmerri” i atyre që mendojnë se mund t’i mbyllin gojën.

Mesazhi i Salianjit:

Advertisements

Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!

Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.

Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!

You may also like