Aksidentoi për vdekje vëlla dhe motër në Kroaci/ Shqiptarja dënohet me burg, ja çfarë dëshmoi në sallën e gjyqit e reja

by editor

Klevisa Ymeri, një reja shqiptare, është dënuar me 4 vite burg për aksidentin tragjik që ndodhi në muajin prill në Koraci, ku humbën jetën vëlla dhe motër, Stjepan dhe Katarina Derek.

Advertisements

29-vjeçarja, e cila po drejtonte një automjet tip “Mercedes” me targa sllovake, kishte parakaluar një makinë në mënyrë të paligjshme, duke shkaktuar një përplasje kokë më kokë me automjetin e Stjepan Derek.

Advertisements

Aksidenti ndodhi në zonën e Ratacit, dhe si pasojë e përplasjes së fuqishme, shoferi 21-vjeçar dhe motra e tij 19-vjeçare humbën jetën në vendngjarje.

Në gjyqin e sotëm, dëshmitari Jonuz Alija, pasagjer në automjetin e Ymerit, tregoi se ata po udhëtonin për në Shqipëri dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Advertisements

Ai përshkroi momentin e aksidentit, duke thënë se kishte ndjerë tym dhe kishte tentuar të ndihmonte, por ishte shumë vonë.

Nga ana e saj, Klevisa Ymeri shpjegoi se kishte bërë shenjë për të parakaluar, por sapo pa automjetin e ardhshëm, u përpoq të ndalej. Ajo tha se ishte e tronditur dhe nuk mbante mend asgjë tjetër pas momentit të përplasjes.

Zëvendësprokurorja e shtetit dhe përfaqësuesi i familjes Derek theksuan se Ymeri ishte fajtore për aksidentin. Avokati i saj theksoi se ekspertiza kishte treguar se ajo kishte tentuar të evitonte aksidentin, por kishte humbur kontrollin e mjetit.

You may also like