Deputetja Monika Kryemadhi duket e pashqetësuar pasi u kallëzua penalisht për protestën e dhunshme të opozitës një ditë më parë në Kuvend.
Advertisements
Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet duke kërcyer, teksa thotë se gjendja e saj është shumë e mirë pas kallëzimit të radhës.
Advertisements
“Mood im pas një tjeter procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, shkruan ajo në Instagram.
Mirëpo ndjekësve nuk u ka shkarë një detaj nga video, ku dallohet tarraca me lule dhe pishinë. Ata i kanë vënë në dukje ambientin luksoz, megjithëse nuk dihet nëse është shtëpia e saj apo ndonjë ambient publik.
Advertisements