“Kërcënimi nga Ervis Martinaj”, Gazmend Bardhi pasi la telefonin në SPAK: Prokurorët thanë se….!

by editor

Tirane – Pasi dorezoi telefonin ne SPAK, Gazmend Bardhi ka folur per median ne lidhje me mesazhet qe kane mberritur ne telefonin e tij si kercenime ne emer te Ervis Martinajt.

Advertisements

Shantazh me mesazhe në “Signal” me emrin e Ervis Martinajt, Gazment Bardhi dorëzon për kqyrje telefonin në SPAK.

Advertisements

Bardhi: Prokurorët më konfirmuan zyrtarisht se bisedat janë të sajuara dhe nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të SkyECC.

DEKLARATA E PLOTE NGA SPAK E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën signal në telefonin tim personal. Dua të qartësoj për opinionin publik, meqenëse ka media që edhe sot janë pjesë e skemës duke i paraqitur të dhënat në gjoja dy procesverbale, por që në fakt janë dokumente të falsifikuar dhe sajuar, që nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real. Ato dokumente janë prodhuar me qëllim kriminal për të shantazhuar një deputet të kuvendit të Shqipërisë. Në dijeni time, ka ndodhur edhe me persona të tjerë.Menjëherë sapo u njoha me to, vura në dijeni SPAK, sepse ka të bëjë edhe me kredibilitetin e vetë SPAK dhe me faktin që individë të caktuar me qëllime kriminale, përdorin të dhëna që si rregull administrohen nga kjo prokurori, duke sajuar përmbajtje të rreme me qëllim shantazhimin e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Është tashmë zyrtarisht e konfirmuar edhe nga prokurorët që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të e SkyECC që administron prokuroria e posaçme. Unë jam duke mbledh të dhënat edhe për mediat që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite që i pasqyrojnë si të vërteta sepse, po bëhen me dashje apo pa dashje, pjesë e skemë shantazhuese të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme për të identifikuar se nga ka ardhure mesazhi në telefonin tim, për të identifikuar sigurisht autorët e këtij krimi të rëndë, dhe motivet e tyre.

Pyetje: A keni dyshime se nga kanë ardhur.

Gazment Bardhi: Nuk kam asnjë dyshim. Unë kam besim që nuk është vetëm në interesim tim personal zbardhja e çështjes. Sepse vërtetë qëllimi i tyre ka qenë të shantazhojnë Gazment Bardhin me prodhime të sajesave të rreme, por unë nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interesit publik. Unë do të vazhdoj të bëj detyrën në të njëjtën formë siç e kam bërë gjer më sot. Unë kam bindjen e plotë që kjo është një çështje edhe në interes të prokurorisë së posaçme. Askush nuk mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme dhe të ja faturojë atë, SPAK.

Pyetje: A mendoni se këto shantazhe, kanë ardhur pas deklarimeve tuaja në parlament ku flisni për disa kode Sky dhe përgjime.

Gazment Bardhi: Patjetër, prandaj dhe unë i jam drejtuar SPAK se dyshimi im është se, personat që janë sajuar këtë veprim kriminal, janë ose subjekte të krimit të organizuar, ose persona publik, zyrtarë të lartë publik, të cilët dalin realisht në përgjime.

Pyetje: Kush ju mori në pyetje?

Gazment Bardhi: Nuk më mori kush në pyetje, nuk kam ardhur për të ju marrë në pyetje. I vura në dispozicion të dhënat e telefonit tim prokurorëve Dumani dhe Shehu, së bashku me oficerët e BKH dhe ekspertët. Televizioni juaj është një prej atyre që sot e kësaj dite i referon ato si procesverbale të vërteta, ndërkohë që ato duken me sy të lirë që janë një sajesë.

Pyetje: Ju i publikuar vetë!

Bardhi: Unë i publikova vetë duke thënë se janë sajim. Kurse ju e nderuar, me gjithë respektin që kam personalisht, por edhe për median në tërësi, vazhdoni ti pasqyroni sikur ato janë reale. Ato procesverbale, mu tha zyrtarisht nga prokurorët që nuk ekzistojnë. Ju që mbuloni këtë prokurori e dini si është formati i këqyrjes së të dhënave të SKy. Nuk kishte emra, kishte dy firma të falsifikuara, sapo u bëre tani zëdhënëse e një të pavërtete, nëse ju e keni me firma, pasqyrojeni se unë e kam pa firma. Medieve në emailin e rremë që u është dërguar pa emra, se nuk ka oficer të policisë gjyqësore që të kenë zbardhur biseda të tilla.Prandaj do ju lutesha me reskeptin maksimal të bëheni zëdhënës të së vërtetës dhe jo zëdhënës të krimit organizuar që me informacione të rreme, guxojnë të shantazhojnë një deputet. Nëse e keni bërë, do të duhet të referoni këtë që unë kam thënë që ditën e parë, meqë më thanë se, ju i keni publikuar vetë. Unë kam publikuar dhe këtu janë dëshmitarë të gjithë gazetarët, që kam deklaruar që janë biseda të sajuara dhe zëdhënia e të vërtetës do të ishte që këto janë biseda të sajuara. Unë sot kam hapur median tuaj (Report TV dhe Shqiptarja) dhe ato vazhdojnë edhe sot që unë jam këtu, dhe është konfirmuar se janë të sajuara, ti transmetojnë si biseda të vërteta.

Kjo është të bëhesh pjesë e skemës për të shantazhuar një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, që ka guxuar të denoncojë me emër dhe mbiemër krimin e organizuar, zyrtarët e korruptuar dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Të referosh një sajesë si të vërtetë, është më së paku gënjeshtër dhe më së shumti, bërja pjesë e një skeme shantazhuese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe këtë e kam tërësisht miqësore, por do të duhet të kuptoni se sajesa të tilla me qëllim shantazhimin e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, nuk mund ti jepet zë.

Pyetje: Kujt tjetër i kanë ardhur këto?

Gazment Bardhi: Nuk kam dijeni për emra, më është konfirmuar se ka pasur edhe raste të tjera dhe personat, janë paraqitur edhe ato në prokurorinë e posaçme për ti raportuar, por nuk është detyra ime të bëhem zëdhënës i tyre, unë bëhem zëdhënës vetëm i çështjes time.

Pyetje: Pse ju duhet juve aplikacioni Signal, kur dihet se është aplikacion i komunikimeve sekrete?

Gazment Bardhi: Nuk është aspak një komunikim sekret. Signal, Whatsapp, janë platforma që përdoren gjerësisht për komunikim.

Pyetje: Në atë bisedë flitej për një adresë, numër telefoni, për të dhënë disa para që do ti përdonin për fushatë. Keni pasur ju apo keni lidhje me Ervin Martinaj?

Gazment Bardhi: Zero, zero, zero. Dhe kjo nuk ka nevojë ta them unë. Nëse do të ekzistonin do të ishin te ato realet, jo te këto të fabrikuarat. Gazment Bardhi as ka patur, as do të ketë ndonjëherë asnjë lidhje me asnjë kriminel të zakonshëm, jo më me një eksponent të krimit të organizuar. Nëse do ta kisha këtë nuk do ta kisha guximin ti përmendja me emër çdo anëtar të krimit të organizuar, pa u frikësuar. E bëj këtë sepse vetë nuk kam asnjë lidhje të kësaj natyre.

You may also like