Zjarr në oborrin e parlamentit, Flamur Noka djeg manekinet me portretet e eksponentëve të PS

by editor

Ashtu si në seancën e kaluar, edhe sot para parlamentit iu vu zjarri disa manekineve. Fillimisht kanë qenë deputetët demokrate, të cilat larguan fjongon rozë të vendosur në hyrje të Kuvendit

Advertisements

Më pas deputeti i PD, Flamur Noka ka afruara disa manekine me portretet e disa eksponentëve të PS. Noka nxori një shishe me benzine dhe më pas i vuri flakën.

Advertisements

Deputetët e tjerë të PD qëndronin në hyrje të Kuvendit.

Kjo është një formë protestë që demokratët e nisën të hënën, ku dogjën karriget e tyre si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.

Sot ata patën disa tentativa për t’u futur në Parlament, por nuk janë lejuar nga Garda e Republikës, ku herë pas here pati edhe përplasje fizike.

Ditën e djeshme Sekretariati i Etikës mori vendimin për të përjashtuar 24 deputetë të PD. Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan me 60 ditë, Edi Paloka me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë me nga 40 ditë.

You may also like