‘Po qelbemi! S’kemi ujë për të larë, as për të pirë!’ Defekt në Ujësjellës, Miloti 10 ditë pa ujë

by editor

Prej 10 ditësh në qytezën e Milotit, pjesë e bashkisë së Kurbinit nuk ka asnjë pikë uji në çezma. Banorët protestojnë duke kërkuar nga Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Bashkia si aksionere e shoqërisë të rregullojnë sa më shpejt defektin në rrjetin e ujësjellesit.

Advertisements

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për qytetarët e Milotit në Bashkinë e Kurbinit. Prej gati 10 ditesh ne çezmat e tyre nuk rrjedh asnjë pike uje. Banorët tregojnë se e blejnë ujin si për të pirë ashtu dhe për t’u larë.

Advertisements

“Populli i Milotit e blen ujin me lek! Disa mbushin në burime, e mbajnë bidonat në krah. Ne jemi në breg të lumit Mat dhe s’kemi ujë. Është turp! U bënë 10 ditë! Po qelbemi për një pikë ujë! Pa ujë njeriu mbaron, vdes!”, thanë ata.

Kjo situatë përsëritet shpeshherë, pasi burimi ka shterruar dhe rrjeti i ujësjellësit është i amortizuar. Banoret e qytezës së Milotit dhe fshatrave përreth kërkojnë zgjidhje nga Shoqëria e Ujësjellës – Kanalizimeve dhe Bashkia Kurbin, si aksionere e kësaj shoqërie.“E blejmë 10 mijë lek (të vjetra) një bot. Po vuajmë shumë se s’kemi as një pikë ujë, as për tu larë as për të pirë. I bëjmë thirrje Qeverisë dhe Bashkisë të na sjellë ujin”, thanë më tej.

Ujësjellësi nuk iu përgjigj interesimit tonë, ndërsa Bashkia e Kurbinit e pranon problematikën por nuk ka zgjidhje imediate, pasi ndërtimi i depos së re dhe investimi në rrjetin e ujësjellësit ka kosto të lartë.

You may also like