Deklarata “bombë” e ish-kryeministrit britanik:Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës,më tha se duhej..

by editor

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se një pajisje përgjimi u gjet në tualetin personale të tij në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu.

Advertisements

Sipas “The Telegraph”, Johnson ka pretenduar se kur kryeministri izraelit vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i tij i sigurisë gjeti pajisje përgjuese në tualete, pasi ai kishte dalë prej tij.

Advertisements

Gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër, Johnson thotë se Netanyahu kishte kërkuar të shkonte në tualet. Këtë deklaratë Johnson e ka shkruar në librin e tij, ‘Unleashed’.

Kur u pyet gjatë një interviste me “The Telegraph” nëse ai mund të jepte ndonjë detaj për atë që ndodhi, Johnson tha: Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër.

Advertisements

Nuk është e qartë nëse kryeministri izraelit u mor në pyetje për incidentin. Në afërsisht të njëjtën periudhë të cilës i referohet ish-kryeministri britanik, Izraeli u akuzua për vendosjen e pajisjeve të përgjimit në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni arriti në përfundimin se Izraeli ka gjasa të qëndronte pas vendosjes së pajisjeve të përgjimit të telefonave celularë që u gjetën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera.

Ndonëse nuk ka punuar kurrë në Mossad, agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Netanyahu thuhet se ka punuar ngushtë me ta.

Si agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në botën perëndimore pas CIA-s, ajo fokusohet në mbledhjen e inteligjencës së huaj dhe operacionet e fshehta.

Gjatë takimit me Netanyahun, Johnson, atëherë sekretari i jashtëm, përshkruan se si ndihej si “Willy Wonka” teksa i tregoi rreth vendit të tij të punës në atë që ishte vizita e tij e parë në Ministrinë e Jashtme.

You may also like