“Vrasjet janë bërë me urdhër!”/ Artan Hoxha ‘plas bombën’, dorëzon kasetën e 21 Janarit në SPAK: Shansi i fundit për…

by editor

Artan Hoxha është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku ka depozituar një material audio, nga komunikimet e Gardës në 21 Janar, komunikime që tregojnë se vrasjet në bulevard kanë ndodhur me urdhër.

Advertisements

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se ky është shansi i fundit që SPAK të hetojë për të zbardhur ngjarjen, për të cilën ende sot ka dy të vrarë pa autorë.

Advertisements

Hoxha tha se SPAK do të thërrasë të gjithë personat e përfshirë, madje edhe kryeministrin dhe ish kryeministrin.

“Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që erdhi pas vendimit të Strasburgut, SPAK u detyrua ta hetojë këtë çështje. Për ironi të fatit e ka i njëjti prokuror që ka përfaqësuar SPAK në Gjykatën e Lartë. SPAK e ka nisur çështjen.

Advertisements

Kërkesa e prokurorisë ishte të dorëzohej një regjistrim audio, që ka fiksuar komunikimet në kanal të veçantë të zinxhirit komandues të gardës, para, gjatë dhe pas vrasjeve.

Vrasjet nuk janë bërë siç është vendimi i gjykatës deri tani, që te jenë vrarë nga pakujdesia. Është thënë që Garda nuk ka patur server të komunikimit në radio. Ndërkohë i kemi parë se kemi qenë aty, ata punonin me radio. Edhe në procedurën e gardës, është komunikimi me radio marrëse.

Unë kam patur kasetën, kemi gjetur kasetën e cila ka regjistruar komunikimet në radio. Kaseta tregon se vrasjet janë bërë me urdhër. Jepet urdhri për t’u qëlluar në trup. Momenti kur qëllohet është 7 sekonda. Ky komunikim është vetëm i drejtuesve të Gardës. Aty del vetëm ish drejtori i policisë së shtetit. Madje, ai komunikon me komandatin e Gardës, i thotë hajde shpejt se nuk kam kohë të të pres, pra duket se komandanti i Gardës është autonom.

Regjistrimi është aksesuar me diktofon, që ka patur akses në kanalin që komunikonin drejtuesit e Gardës. E kam publikuar në janar 2023. Na u kërkua ta çonim në Prokurorinë e Tiranës dhe nuk e çuam, sepse ata kishin 12 vite dhe nuk kishin bërë asgjë.

Nuk është thirrur asnjë nga personazhet e nivelit të lartë, këtë gjë nuk e bënte dot prokuroria.

Përse kërkonim t’ja çonim SPAK? Të njëjtën linjë ka mbrojtur kreu i SPAK. Në regjistrim komunikohet me kode, unë kam deshifruar disa prej tyre.

Nëpërmjet kodeve e shikon kush janë. Një pjesë e mirë e atyre, nuk janë më grusht bashkuar, por kanë mundësi të flasin. E dyta, nuk ka mundësi sot të bëhet i njëjti presion si në atë kohë.

Pjesa dërrmuese e provave janë fiksuar, por mungojnë dëshmitë dhe deklarimet, e njerëzve që thirrën protestën, menaxhuan protestën dhe më pas fshehën provat.

Aty del që të shtënat kanë ardhur në momentin kur intensiteti ka rënë. SPAK sot, për shkak të mjeteve që ka, burimeve njerëzore, situatës, është mundësia e fundit që të mund të hetohet kjo ngjarje. Kemi ende dy të vrarë pa autor, janë vrasje në mes të bulevardit. Momenti më kryesor, që i shërben hetimit, është momenti kur jepen urdhërat”, tha Hoxha.

You may also like