Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Pritet që vendi të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm, ndërsa orët në vijim do të sjellim shtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu.
Advertisements
“Kanë nisur reshjet që në orët e para të mëngjesit në zonat veriore dhe veriperëndimore. Orët në vijim do të sjellin shtim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në formë shtrëngatash në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.
Advertisements
Parashikohet që situata problematike të jetë në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore. Në Shkodër në Lezhë, Krujë e Tiranë do të ketë shira me intensitet lokalisht intensive. Po ashtu qarku i Vlorës do të rrezikohet nga reshje shiu. Lushnja dhe Fieri po ashtu do të kenë reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive. Dita e shtunë dhe dita e diel përmirëson ndjeshëm situatën e reshjeve, ul intensitetin e tyre do të jenë reshje të pakta dhe të izoluara.
Sa i përket situatave termike temperatura mjaft të larta në ditën e sotme deri në 29 gradë, ndërsa e shtuna dhe e diela do të sjellë ulje, maksimumi të dielën do të arrijë deri në 26 gradë. Sa i përket Kosovës do të jetë e goditur nga vranësira dhe rrebeshe shiu dhe në disa zona do të ketë edhe probleme.
Advertisements
Reshje më të pakta do të ketë në Maqedoninë e Veriut. Në fundjavë moti freskohet. I gjithë Gadishulli i Ballkanit është goditur nga stuhia që ka përfshirë Ballkanin duke sjellë paqëndrueshmëri të motit”, tha meteorologia Lajda Porja.