“Nuk duan në punë gra me fëmijë”/ Edukatorja me shami hidhet në rrugë, montohet akuza

by editor

Rasti i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan lidhet me një edukatore e cila fitoi në portal vendin e punës si edukatore në kopshtin nr. 2 në Tiranë. Por ajo thotë se drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve në momentin që e pa të mbuluar me shami, nisi ta diskriminonte duke i thënë se edukatorja që do të dilte në pension, nuk do të dilte e vendi nuk ishte më.

Advertisements

Pasi mori kontakt me Komisionerin për Diskriminimin, zonja e rimori vendin e punës. Në tetor 2023 fillon punë, por iu desh të merrte raport për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijës së saj. Këtë moment shfrytëzuan eprorët që i bënë çështje, e raportuan sikur ajo kishte kapur për veshi një fëmijë ditën që ishte me raport.

Drejtoresha e Kopshtit nr. 2: Ankesa e një prindi që kishte ardhur dhe në drejtori fizikisht, pastaj ankesën e solli në drejtori. U ballafaquam edhe me zyshën. Ka qenë dhe Ori prezent. Jo se nuk e besuam se xxx nuk e ka prekur fëmijën absolutisht, sepse ne jemi brenda.

Advertisements

Në mbledhjen me drejtoreshën e Burimeve Njerëzore, kjo e fundit shqetësohet nga toni i zërit së denoncueses dhe nuk e lejon të mbrojë veten.

Burimet Njerëzore: Po i kërkon llogari drejtoreshës?

Advertisements

Denoncuesja: Avash, avash, po më ofendon!

Burimet Njerëzore: Me kë po flet? Me kë je duke folur avash, avash?

Denoncuesja: Nuk po i kërkoj llogari drejtoreshës. Drejtoreshës po i them, që është e vërtetë.

Burimet Njerëzore: O, e nderuar! Me kë po flet?

Denoncuesja: Po flas me ju mi zonjë!

Burimet Njerëzore: Kujdes, se je në institucion!

Si përfundim zonja merr vërejtje me paralajmërim për zgjidhje të kontratës për shkelje të etikës në mënyrë të përsëritur. Madje në mbledhje u tha se nuk duan në punë gra me fëmijë që të mos e dëgjojnë fjalën raport.

Burimet Njerëzore: Në situatën ku jemi, unë si Burime Njerëzore të paktën, në mënyrë të prerë, unë i bëj stop kësaj situate. Dhe unë arrij të sjell një njeri, që të mos e dëgjoj më fjalën raport, mundësisht një vajzë të re, që të mos ketë…, se kush ka fëmijë. Unë nuk ka, ça flas unë si Burime Njerëzore, e kam vendosur.

Pak ditë më pas u bë dhe zgjidhja e kontratës së punës. Avokati Klaudi Zholi thotë se ky vendim është i pabazë nga ana ligjore.

You may also like