Acarimi i raporteve të Kosovës me SHBA-në, Rama: Një vend i vogël s’mund të fle i qetë nëse s’ka miq të mëdhenj

by editor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë që ka zhvilluar me Blerta Kllokoqi-Rugovën, ka pyetur këtë të fundit nëse ka ambicie për t’u futur në politikë. Blerta Rugova ka pohuar se ka një ambicie të tillë dhe duke folur për ato që i sheh si problematike në Kosovë, ka përmendur shërbimet shëndetësore si diçka që kërkon zgjidhje urgjente dhe ka folur me shqetësim edhe për raportin e Kosovës me SHBA-në dhe kritikat e shumta që i kanë ardhur vendit nga Uashingtoni, shkruan Gazeta Express.

Advertisements

Edi Rama është përfshirë në këtë debat sa i përket raporteve me aleatët dhe ka thënë se e konsideron si parakusht për një vend të vogël që të ketë miq.

Advertisements

“Për mua është një parakusht absolut, për çdo vend të vogël, pavarësisht interesit dhe pozicionit që ndodhet, që të ketë miq”, ka thënë Rama.

Tutje kryeministri shqiptar ka ndarë edhe një histori sa i përket aleancës me SHBA-në duke përmendur një bisedë që ka pasur me një lider të një shteti në Lindje të Mesme e që i ka treguar për historinë e raportit me SHBA-në si një vend i vogël.

Rama ka thënë se për vendet e vogla si Shqipëria, Kosova e të tjera, është paraskusht pasja e miqve të mëdhenj.

“Nuk e harroj kur më tha, që kemi bekimin nga Zoti që të jemi një vend i pasur, me pasuri nëntokësore. Kemi pasur edhe aftësinë që të rritemi nga pikëpamja e edukimit. Dhe sot jemi një vend i begatuar. Por mos harro që ne jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë nëse nuk kemi miq të mëdhenj. Sepse ditët kur dikush më i madh mund të vijë të na trokas tek dera, mund ta mbrojmë shpinë vetëm kur të kemi një mik më të madh sesa ai. Kjo është e padiskutueshme për të gjithë. Mbajtja e miqve në kushtet e vendet tona, flas për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi, vende që s’kanë pasuri të mëdha që i bëjnë interesant, është një parakusht për të cilin çdo kush ka në dorë marrëdhëniet ndërkombëtare, atë raportin e shpisë me atë çfarë ka jashtë shpie”, ka thënë Rama./Express/

You may also like